Nagelsmann kërkon Wernerin, trajneri tenton të ringjalli sulmuesin

Nagelsmann kërkon Wernerin, trajneri tenton të ringjalli sulmuesin

17:14, 09/09/2021

Sulmuesi i Chelsea-t, Timo Werner, mund të ribashkohet me trajnerin Julian Nagelsmann te Bayern Munich.

Bashkëpunimi i dyshes te Leipzig ka qenë shumë i suksesshëm.

Sipas Sport 1, lojtari mund të përfundojë te klubi bavarez verën e ardhshme.

Sulmuesi nuk po shkëlqen në Premier League, ndërsa forma e tij është shumë më e mirë me kombëtaren e Gjermanisë, me dy gola të shënuar në dy ndeshje.

Nagelsmann duket se është në kontakt të vazhdueshëm me ish-yllin e tij dhe emri i Werner është diskutuar mes drejtuesve të Bayern si një zëvendësues i mundshëm i Robert Lewandowski-t.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco