VIDEO/ Rekord në Botëror, akordohet penalltia që në sekondën e pestë

VIDEO/ Rekord në Botëror, akordohet penalltia që në sekondën e pestë

15:47, 09/09/2021

Sfida  mes Tanzanisë dhe Madagarskarit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit nisi në mënyrën më të bukur.

Mjaftuan vetëm 5 sekonda lojë, që gjyqtari kryesor të akordonte 11-metërsh në favor të vendasve të Tanzanisë, që u shndërrua në gol nga futbollisti Nyoni.

Portieri mik Adrien, bëri një ndërhyrje të palejuar sapo startoi sfida, teksa gjyqtari i sfidës nuk nguroi të sinjalizonte menjëherë penallti. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të Tanzanisë. Me shumë gjasa, kjo është penalltia më e shpejtë e akorduar ndonjëherë në një ndeshje zyrtare futbolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco