Ozil i pakënaqur në Turqi, nis bisedimet me...

Ozil i pakënaqur në Turqi, nis bisedimet me...

15:18, 09/09/2021

Ozil u transferua në Turqi në janar të këtij viti nga Arsenali, me topçinjtë që kursyen 350 mijë paund rrogë në javë nga një futbollist që mbante vetëm emrin, pasi rendimenti i tij kishte rënë ndjeshëm.

Prej 8 muajsh, Ozil u aktivizuar vetëm 10 ndeshje sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon e ka nisur si titullar dhe një nga stoli pasi trajneri i Fenerbaçes preferon më shumë 20-vjeçarin Muhamet Gumuskaja.

Ozil mungoi në ndeshjen e kampionatit si pasojë e dëmtimit, por mediat në Turqi folën për një takim të fshehtë të ish-mesfushorit të Gjermanisë me Emirin e Katarit, Sheik Tamim Al Sani.

Menjëherë u ngritën hipotezat për një transferim të mundshëm të Ozil në Katar, ose nuk përjashtohet dhe mundësia në kampionatin amerikan të futbollit, pasi vetëm kampionate të tilla kanë mundësi të afrojnë lojtarë me paga të larta vetëm për marketing.

Tfiozët e Fenerbaçes kanë mbetur mjaft të zhgënjyer pasi në janar, Ozil firmosi kontratë 3-vjeçare dhe shprehej se ky transferim ishte ëndërr për të.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco