Kore raciste në stadium, Levandovski bën gjestin e bukur

Kore raciste në stadium, Levandovski bën gjestin e bukur

14:40, 09/09/2021

Polonia dhe Anglia  zhvilluan mbrëmë ndeshjen e vlefshme për Grupin I ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Takimi përfundoi në barazim 1-1 me polakët që shënuan golin e barazimit vetëm në minutën e fundit të ndeshjes. Por ajo që mori vëmendjen ishte një episode i yllit polak Robert Levandovski.

Para se të startonte sfida, “3 Luanët” bënë gjestin e përhershëm kundër racizmit duke u ulur në gjunjë, në atë moment filluan vërshëllimat nga ana e tifozëve polak.

Robert Levandovski bëri një gjest të bukur duke vendosur gishtin e tij tek fjala e stampuar në fanellë nga UEFA “Respekt”, duke i kërkuar në një farë mënyrë tifozëve të tij të ruajnë qetësinë dhe të respektojnë kundërshtarin.Image

Pamjet janë bërë virale ku shumë e kanë lavdëruar yllin polak për gjestin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco