Perlat e rrjeteve sociale në San Marino: Jemi barazim, ne kemi më shumë medalje olimpike se ju!

Perlat e rrjeteve sociale në San Marino: Jemi barazim, ne kemi më shumë medalje olimpike se ju!

11:08, 09/09/2021

Shqipëria e ktheu në festival golash përballjen ndaj San Marinos duke ia dalë në shifrat 5-0.

Armando Broja ka marrë edhe njëherë rolin e protagonizmit teksa shënoi në një rast dhe dhuroi dy asist. Menjëherë pas përfundimit të takimit ka ardhur raportimi i faqes zyrtare të San Marinos që shkruan: “Përfundoi 5-0 me një Shqipëri që ishte e papërmbajtshme në disa raste.

Djemtë dhanë gjithçka, pavarësisht vështirësisë”, shkruhej në reagim.

Por nëse flasim për San Marinon, faqja satirike në “Twitter” që komenton ndeshjet e kësaj Kombëtare dhuron perla të vërteta që ndiqen gjerësisht nga audienca e gjerë. Më poshtë gjeni të gjithë raportimin e tyre mes batutave për Shqipëri-San Marino.

Nëse San Marino luan si në pjesën e dytë ndaj Polonisë, do të jetë ndeshje interesante dhe surprizuese. Forca titanë!

1’ Le të shënojmë në dy ndeshje radhazi. Forca titanë!

30’ Mbrojtja jonë është e fortë si shkëmb në këto 30 minuta të para. Dy të tretat e lojës kanë mbetur, hajde forca djema.

32’ Përse duhej t’i xhindosja kundërshtarët? Shqipëria shënon në minutën e 32.

35’ Shqipëria shënon, falë Zotit është pozicion jashtë loje

45’ Shqipëria shënon prapë, por është pozicion jashtë loje. Taktikat tona po funksionojnë.

San Marino ka treguar ndaj Andorrës dhe Polonisë se në pjesën e dytë është më e mirë se në të parën. Besoni djema, do ta shënojmë një gol edhe ne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco