Bëri lëmsh ndeshjen me Juventusin, rikthehet arbitri pas 1232 ditësh të gjykojë Interin

Bëri lëmsh ndeshjen me Juventusin, rikthehet arbitri pas 1232 ditësh të gjykojë Interin

18:27, 08/09/2021

Daniele Orsato rikthehet të arbitrojë Interin në një ndeshje të Serisë A pas tre vitesh mungesë. 45-vjecari mbahet mend për ndeshjen e 28 prillit të vitit 2018 në derbi me Juventusin, që edhe sot e kësaj dite vazhdon të prodhojë polemika. Në pjesën e parë gjyqtari përjashtoi Matias Vecinon (e verdha e shndërruar në të kuqe nga VAR) dhe në pjesën e dytë nguroi ti tregonte kartonin e dytë të verdhë Miralem Pjanic për atë ndërhyrjen ndaj Rafinha-s.

Një gabim që është pranuar më vonë nga vetë Orsato, pas investigimit të emisionit italian Le Iene. Tani 45 vjecari është përzgjedhur nga komisioni i arbitrimit për të gjykuar sfidën mes Sampdorias dhe Interit që do të luhet ditën e dielë ora 12:30. Orsato u akuzua nga tifozët zikaltër se i dha një dorë Juventusit në javën e parafundit për të fituar titullin kampion dhe më pas rezultoi se audioja e komunikimit mes tij dhe VAR ishte e zhdukur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco