VIDEO/ Cristiano Ronaldo rindërton fushën ku nisi të luajë futboll, tani duket bukur

VIDEO/ Cristiano Ronaldo rindërton fushën ku nisi të luajë futboll, tani duket bukur

18:20, 08/09/2021

Portugezi Cristiano Ronaldo, në bashkëpunim me Nike, rinovoi sheshin e lojërave ku u rrit dhe nisi të hidhte hapat e parë në futboll, teksa ai ndau një video në rrjetet sociale, ku tregoi se si duket tani fusha.

Kjo fushë futbolli ndodhet në qytetin e Ronaldos, Funchal, dhe në këtë mënyrë CR7 të paktën pjesërisht po përpiqet të paguajë "borxhin" ndaj komunitetit që i dha shumë në rininë e tij.

"Fusha Quinta do Falcao në Funchal është vendi ku kalova shumë orë si fëmijë duke goditur topin në mur dhe ku shënova golin tim të parë. Jam i emocionuar që rindërtoj fushën me Nike dhe gjej një mënyrë për t'i kthyer komunitetit që më dha aq shumë kur isha fëmijë. Asnjëherë mos ndalo së ndjekuri ëndrrat e tua ”, ka shkruar Ronaldo.

Ronaldo kohët e fundit u kthye tek Manchester United dhe do të bëjë debutimin e tij për klubin e ri / të vjetër më 11 shtator kundër Newcastle.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco