Rikthehet Griezman, Atletico prezanton francezin

Rikthehet Griezman, Atletico prezanton francezin

17:48, 08/09/2021

Griezmann u largua nga Barcelona më 31 gusht në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Futbollisti u huazua te Atletico Madrid me opsionin e blerjes për 40 milionë euro.

Blerja e tij mund të bëhet e detyrueshme nëse ai luan të paktën 50 përqind të ndeshjeve te ‘Los Colchoneros’ këtë edicon.

Sulmuesi nuk arriti të përshtatej në stilin e lojës së ‘Blaugranëve’ dhe pothuajse asnjëherë nuk arriti të shfaq kualitetet e tij.

Francezi shpreson të rikthehet në formën e tij më të mirë te Atletico.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco