10-ta magjike, dueli mes kuqezinjve për fanellën

10-ta magjike, dueli mes kuqezinjve për fanellën

14:33, 08/09/2021

Në ndeshjen e fundit me Hungarinë pati kalime numrash fanellash nga një lojtar te një tjetër.

Lëmshi me numrat është thuajse në çdo grumbullim, por tani çështje mund të bëhet pronësia e numrit 10.

Deri para ndeshjes me Hungarinë ka qenë Rei Manaj që e ka mbajtur fanellën me numrin dhjetë.

 Në mungesë të sulmuesit lushnjar, pasi ishte i pezulluar nga kartonët, ndaj Hungarisë 10-ta i kaloi Nedim Bajramit, i cili shikohet si një dhjetësh tipik për Kombëtaren.

 Tani ka një duel për fanellën me numrin dhjetë dhe sot ndaj San Marinos mund të jepet një shkëndijë se kush do të jetë “pronari” në vazhdim i këtij numri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco