Laporta: Ansu Fati është pasuri e Barçës

Laporta: Ansu Fati është pasuri e Barçës

13:23, 08/09/2021

Barcelona e shikon  Messin e ri tek Ansu Fati dhe për këtë arsye i dha edhe numrin 10 talentit me origjinë afrikane, por që ka zgjedhur të përfaqësojë Spanjën.

Aktualisht 18-vjeçari i lindur në Guinea Bissau po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë që e ka mbajtur jashtë fushave të futbollit për muaj me radhë, ndërkohë që së fundmi në lidhje me Ansu Fati ka folur presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili ka mohuar kategorikisht se klube të tjera të rëndësishme europiane kanë trokitur në adresë të klubit blaugrana për t’u interesuar për të marrë shërbimet e talentit të Barçës.

“Nuk kemi provuar kurrë ta shesim lojtarin, ka patur vetëm zëra por asnjëherë oferta konkrete për Ansu Fati. Kam dëgjuar që një klub kishte ofruar 100 milionë euro për të, por ka qenë lajme që kanë dalë vetëm në media e gazeta pasi në adresën tonë kurrë nuk ka mbërritur një ofertë e tillë.

Ansu Fati është një pasuri e Barçës dhe për këtë arsye i dhamë edhe fanellën me numër 10, pasi besojmë shumë në aftësitë e tij dhe mendojmë se do të jetë e ardhmja e klubit”, theksoi Laporta.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco