Zyrtare/ Herolind Shala transferohet në Turqi

Zyrtare/ Herolind Shala transferohet në Turqi

12:53, 08/09/2021

Tashmë është zyrtare, Herolind Shala është transferuar te skuadra turke e Erzurumsporit.

Këtë lajm e ka bërë zyrtar klubi norvegjez i Staebekut, duke deklaruar se lojtari i përfaqësueses së Kosovës është shitur te klubi i njohur turk.

Pas 6 muajsh përfundon aventura e fantazistit 29-vjeçar me Staebekun, teksa tashmë do të luajë në Ligën e Dytë turke me ish-klubin ku u aktivizonte dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku.

Shala më parë është aktivizuar edhe me skuadrat e Start, Valerenga, Lingbi, Sparta Pragë, Kazimpasha, Slovan Liberec, Ods, Notoden dhe Tolnes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco