Polonia me mungesa/ Souza: Levandovski bën diferencën

Polonia me mungesa/ Souza: Levandovski bën diferencën

11:02, 08/09/2021

Polonia do përballet me Anglinë mbrëmjen e sotme, por me mungesa të shumta. Berezinski dhe Zielinski janë dy nga lojtarët  që do të mungojnë ne lojë për shkak të dëmtimeve, por Paulo Souza shpreson te një rezultat pozitiv.

 “Kemi një skuadër me mentalitet fitues. Duam t’i vendosim nën presion anglezët”, tha trajneri i Polonisë në konferencë.

“Duhet të besojmë në vete, edhe pse kemi përballë një prej skuadrave më të forta. Shpresojmë te fitorja”, shtoi portugezi, i cili në këtë ndeshje të dytë kundër anglezëve do të ketë në dispozicion edhe Levën:

“Robert është një lojtar që i mungon edhe Bajernit kur nuk luan. Ai është lojtari që bën diferencën. Jemi të kënaqur që e kemi”. Përkrah kapitenit në sulm, ai konfirmoi Adam Buksan, i cili debutoi me gol kundër Shqipërisë, por shënoi edhe 3 gola ndaj San Marinos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco