Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

E mërkura me plot emocione, ekipet elitare synojnë fitoret e radhës

E mërkura me plot emocione, ekipet elitare synojnë fitoret e radhës

10:42, 08/09/2021

E mërkura do sjellë mjaft ndeshje interesante dhe të bukura për shikuesit në mbarë botën.

Shqipëri-San Marino dhe Kosovë-Spanjë, dy ndeshje të cilat priten me interes nga sportdashësit shqiptarë, por janë dhe disa sfida të tjera interesante.

Italia kampione e Europës pas dy barazimesh radhazi ndaj Bullgarisë dhe Zvicrës nuk ka rrugë tjetër veç fitores në duelin ndaj Lituanisë në shtëpi. Pavarësisht mungesave të Verratit dhe Pellegrinit në mesfushë Mancini mund të mbështetet të tjerë emra cilësorë që mund ta udhëheqin Italinë drejt suksesit në këtë sfidë.

Vëmendjen më të madhe e merr sfida tjetër e Grupit I mes Polonisë dhe Anglisë me "Tre Luanët" që në rast suksesi mund të hipotekojnë kualifikimin në Botërorin "Katar 2022", ndërkohë që Polonia nëse fiton në këtë sfidë mund të rindezë shpresat për të tentuar edhe vendin e parë në grupin ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Gjermania do të tentojë fitoren e 3-të radhazi me Hansi Flick në stol në transfertën ndaj Islandës, ndërkohë që Maqedoni e Veriut-Rumani është një sfidë mes dy skuadrave të barabarta në cilësi që luftojnë për vendin e dytë në Grupin J.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco