Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Martinez nuk i ndahet zikaltërve, Marota flet mbi rinovimin e kontratës

Martinez nuk i ndahet zikaltërve, Marota flet mbi rinovimin e kontratës

09:58, 08/09/2021

Bepe Marota ka folur për një rinovim të mundshëm të Lautaro Martinezit me zikaltërit teksa në mikrofonat e “SKY Sport”, drejtuesi i lartë zikaltër tregon se janë në një pikë të afërt rinovimi dhe nuk kanë asnjë problem:

 “Kemi reaguar në mënyrë të shpejtë për problemet tona, të cilat bëjnë pjesë në këtë lojë si futbolli. Kam bashkëpunëtorë të zotë si Ausilio dhe të tjerë.

Ne ishim në gjendje të rikrijonim dhe të rikompozojmë një mjedis që për të tjerët dukej jashtë normales.

Lautaro Martinez? Jemi në një pikë të mirë të çështjes së rinovimit. E njëjta gjë vlen edhe për lojtarët e tjerë. Nga ky këndvështrim duket se nuk kemi asnjë problem.”, përfundoi Marota.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco