Poloni-Angli, Southgate i trembet Levandovskit

Poloni-Angli, Southgate i trembet Levandovskit

09:54, 08/09/2021

Gareth Southgate i ka kërkuar Anglisë së tij që të mos shfaqë shenja vetëkënaqësie në kualifikuesen e sotme kundër Polonisë, por të bëjë një tjetër hap drejt Botërorit të Katarit.

“Tre Luanët” kanë fituar të pesë ndeshjet e para të Grupit I, por Levandovski me shokë vijnë në duelin e sotëm në Varshavë në vend të dytë, -5 pikë.

“Ky është një shans i madh për ne, mund të bëjmë një hap pozitiv drejt Botërorit me një fitore në Varshavë. Motivimi është i lartë, por duke u ruajtur njëkohësisht nga çdo mendim se ne jemi më të mirë se ata. Kemi një seri të gjatë rezultatesh pozitive sepse po punojmë fort për njëri-tjetrin.

Pa top jemi shumë të disiplinuar dhe kjo vendos ritmin e ndeshjes sonë. Të luash në transfertë nuk është e lehtë. Polonia është shumë e motivuar. Për t’u renditur të parët në grup, ata duhet ta fitojnë këtë ndeshje”, tha trajneri i nënkampionëve të Europës.

Polonia ishte pa kapitenin Levandovski kur këto skuadra u përballën në kualifikuesen e tyre të parë në mars, e cila u vendos nga një gol i vonë i Maguire.

Southgate thotë se ata kanë përgatitur një plan special për ta ndalur sulmuesin e Bayernit: “Çdo skuadre do t’i mungonte një lojtar i atij kalibri. Ai është një prej finalizuesve më të mirë të futbollit europian, ai është një prej ‘vrasësve’ më të mirë, kështu që duhet të përgatitemi për atë që ai i sjell skuadrës. Por, ne e dimë, gjithashtu, se Polonia ka lojtarë të tjerë të fortë.

Po, jemi përgatitur për disa specifika rreth Levandovskit, por ne duhet të jemi gati për të gjithë skuadrën e Polonisë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco