Challandes: Do t'i kërkoja FIFA-s të mos përballemi më me Spanjën

Challandes: Do t'i kërkoja FIFA-s të mos përballemi më me Spanjën

18:18, 07/09/2021

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka dalë në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Spanjës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

Tekniku zviceran u shpreh se do jetë përballje e vështirë, dhe nëse do të varej nga ai do t’i kërkonte FIFA-s të mos përballeshin me iberikët.

“Ende nuk kam vendosur për formacionin. Do kemi stërvitjen pas pak, do shoh futbollistët, pastaj do vendosi për shartuesit. Kemi  disa lojtarë që pësuan disa lëndime të lehta në ndeshjet e kaluara.

Përballja me Spanjën është e vështirë, nëse do varej nga unë do kërkoja nga FIFA që të mos përballemi me Spanjën. Është kundërshtarë shumë i fortë. Përballë tyre duhet të mbrohet edhe Italia, Kroacia… çdo skuadër. Por nëse mbrohesh shumë shumë mirë dhe tregohesh shumë i shpejtë në fazën tranzitore të lojës, mund t’u shënosh. Nuk mund të thuash se do të fitojmë përballë Spanjës, por mund ta mendosh. Kosova duhet të zhvillojë një ndeshje të jashtëzakonshme. Nuk është një ndeshje normale, është e jashtëzakonshme.”

Challandes mendon se në momente të veçanta të lojës, Kosova mund t’i bëjë dëm Spanjës.

“Çështja nuk shtrohet çfarë duam të bëjmë, por çfarë mund të bëjmë, si mund të sulmojmë pa top. Shpresoj të jemi një skuadër ofensive në fushë në momente të veçanta.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco