Man United: Cristiano Ronaldo mbërrin në qendrën stërvitore

Man United: Cristiano Ronaldo mbërrin në qendrën stërvitore

16:14, 07/09/2021

I transferuar nga Juventus tek Manchester United gjatë orëve të fundit të merkatos verore, Cristiano Ronaldo u la i lirë nga Kombëtarja portugeze javën e kaluar, për shkak se ishte i pezulluar për ndeshjen e ardhshme kundër Azerbajxhanit (sot).

Pas një qëndrimi në karantinë, CR7 më në fund mbërriti në qendrën stërvitore të “Djajve të Kuq” të martën. Klubi anglez sapo njoftoi lajmin. Lojtari ka folur gjatë me Ole Gunnar Solskjaer dhe tifozët tani po presin të dinë kur portugezi do të bëjë debutimin e tij në Premier League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco