Pique rrëfen se si ndryshoi marrëdhënia e tij me Guardiolën kur takoi Shakirën

Pique rrëfen se si ndryshoi marrëdhënia e tij me Guardiolën kur takoi Shakirën

08:43, 07/09/2021

Gerard Pique ka pohuar se marrëdhënia e tij me Pep Guardiolën, ndryshoi kur mbrojtësi filloi të takohej me Shakirën, e cila është dhe partnerja aktuale e yllit të Barcelonës.

I ftuar te programi komik “La Sotana”, Pique ka trajtuar çështje të shumta, teksa u ndal edhe te raporti me Guardiolën.

Nën drejtimin e trajnerit spanjoll, Barça arriti të fitonte 3 tituj në La Liga dhe 2 Champions.

Mbrojtësi katalanas, u takua për herë të parë me Shakirën në vitin 2011, teksa tashmë është i martuar me të dhe së bashku kanë 2 fëmijë.

“Me të kemi arritur një pikë të lartë tensionit në dhomat e zhveshjes. Pep është një trajner që dëshiron kontroll absolut mbi atë që ndodh, aq sa kur fillova të takohesha me Shakirën marrëdhënia jonë ndryshoi.

Ishte një moment, ishte sezoni 2011-2012 kur unë mendova për ndryshimin e skuadrës për shkak të nivelit të tensionit që ndjeva. Tani marrëdhënia është perfekte”, deklaroi Pique.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco