VIDEO/ Talenti që po ‘çmend’ botën, norvegjezi shënon 9 gola në një ndeshje!

VIDEO/ Talenti që po ‘çmend’ botën, norvegjezi shënon 9 gola në një ndeshje!

21:29, 30/05/2019

Ndoshta mund të duket e pabesueshme por një talent norvegjez shënoi 9 gola në një ndeshje të vetme.

Bëhet fjalë për sulmuesin Erling Haland i cili shkatërroi i vetëm përfaqësuesen e Hondurasit duke realizuar 9 herë në fitoren 12-0 që Norvegjia mori në Kampionatin Botëror të 20-vjeçarëve.

Erling Haland nuk ka mbushur ende 19 vjeç por në janar Red Bull Salzburg shpenzoi plot 5 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga norvegjezët e Moldes me shpresën se pas 2 apo 3 vitesh do ta shesë 10 apo pse jo edhe 20 herë më shumë.

Me atë që ka bërë sot në kampionatin Botëror të 20-vjeçarëve, Haland ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive nga e gjithë bota.

Gjithsesi nordikët e mbyllën grupin në vendin e 3-të me vetëm 3 pikë të grumbulluara dhe me shumë gjasa nuk do të jenë një nga 4 skuadrat e treta më të mira.

Norvegjia do ta mbyllë këtu aventurën në kampionatin Botëror të të rinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco