Nuk pranoi të zëvendësohej, ja çfarë ‘mase’ pritet të marrë Chelsea për portierin

Nuk pranoi të zëvendësohej, ja çfarë ‘mase’ pritet të marrë Chelsea për portierin

22:11, 25/02/2019

Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga, bëri në finalen e “Carabao Cup” ndaj Manchester Cityt gjestin e pazakontë, ku nuk pranoi të zëvendësohej.

Në fundin e takimit, pak para ekzekutimit të penalltive, Sarri dëshiroi që ta zëvendësonte atë me Willy Caballero, por një zëvendësim i tillë u refuzua nga Arrizabalaga.

Ky gjest u vërshëllye nga të pranishmit në “Wembley” dhe mori shumë kritika nga e gjithë audienca sportive.

Gjithsesi, “The Sun” shkruan se Chelsea nuk do ta ndëshkojë Kepan, pasi drejtuesit e skuadrës kanë thënë se ishte gjithçka një keqkuptim.

Mediat angleze thonë se spanjolli do të jetë titullar edhe në ndeshjen e ardhshme të Chelseat në Premierligë, kundër Tottenham Hotspur.

Kujtojmë se Kepa Arrizabalaga kaloi te Chelsea nga Athletic Bilbao, për një transferim rekord (për portierët). Blutë shpenzuan 80 milionë euro për transferimin e spanjollit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco