Ja çfarë thotë CR7 pasi u shpall lojtari më i mirë i vitit 2018

Ja çfarë thotë CR7 pasi u shpall lojtari më i mirë i vitit 2018

21:18, 03/01/2019

Cristiano Ronaldo e nis edhe 2019-ën me çmime, duke plotësuar edhe një tripletë personale.

Portugezi fitoi në Dubai mbrëmjen e sotme, për herë të tretë në karrierë, çmimin e Lojtarit më të mirë të Vitit, në çmimet “Globe Soccer”.

Pas vetes, me vota Ronaldo la dy kampionët francezë të botës, Griezmann dhe Mbappe.

CR7 fitoi gjithashtu edhe çmimin e golit më të bukur të vitit, i cili ishte pikërisht ai me rofeshatë ndaj Juventusit, sezonin e kaluar në Champions, teksa ishte me Realin.

“2018-a kaloi. Tashmë jemi në 2019-ën, në një vit të ri. E nisa bukur, me këtë çmim fantastik dhe me atë vlerësim për atë gol fantastik, që për fat të keq ia shënova ekipit tim aktual. Falenderoj tifozët, pasi pa ata futbollin nuk do të ishte asgjë.

Objektivat në 2019? Të vazhdoj të shënoj, sepse ata që kanë luajtur e dinë sa e vështirë është të vazhdosh të shënosh rregullisht.

Kam shënuar 700 gola në karrierë, dhe mendoj se ai ndaj Juventusit ka qenë më i bukuri.

2018-a ishte një vit i bukur me trofe, por tashmë dua të vazhdoj të fitoj me Juven. Jam i lumtur, dhe i dua këto sfida të reja, dhe tani dua të fitoj sa më shumë me këtë klub”, deklaroi Ronaldo, pasi u vlerësua mbrëmjen e sotme me dy çmime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco