Pas humbjes ndaj Interit, trajneri i Lazios ‘shpërthen’ me deklaratën kundër Strakoshës

Pas humbjes ndaj Interit, trajneri i Lazios ‘shpërthen’ me deklaratën kundër Strakoshës

11:55, 30/10/2018

Ajo që nuk pritej ndodhi!

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi humbjen turpëruese 3-0 ia faturon Thomas Strakoshës i clili sipas tij ishte përgjegjës kryesor për këtë dështim në “Olimpico”.

Menjëherë pas ndeshjes, tekniku italian tha se Strakosha nuk bëri asnjë pritje, shkruan "Ghanasoccernet", raporton SYRI.net.

 “Ne ishim në lojës, por në këto ndeshje, nuk mund te pësosh gola si i pari. Nuk mbaj mend ndonjë pritje te Strakoshës, ndërsa kujtoj ato të Handanoviç. Nuk ka justifikime, duhet të bënim më shumë. Duhet ta pranojmë se Interi ishte superiore. Ne duhet të punojmë shumë. Vitin e kaluar ne shkuam në Milano me personalitet”, u shpreh Inzaghi.

Interi goditi 7 herë portën në ndeshjen e djeshme, ndërsa Strakosha arriti të neutralizonte 4 herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco