Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zi për shqiptarët e Amerikës, Gashi dhe Hyka...

Zi për shqiptarët e Amerikës, Gashi dhe Hyka...

12:30, 30/09/2018

Skuadra e Colorado Rapids që luan sulmuesi Shkëlzen Gashi është në garë me ekipin e Jahmir Hykës San Jose Earthquakes se kush bën më shumë humbje radhazi. Të dy ekipet ndajnë vendin e fundit dhe të parafundit me sulmuesin kosovar që është një shkallë më lart në renditjen e përgjithshëm.

Java e fundit e kampionatit amerikan të futbollit nuk ndryshoi asgjë, pasi sërish të dy ekipet humbën. Ekipi Colorado Rapids u sakatua në transfertë kundër Seattle me rezultatin 4-0. Lojtari shqiptar nuk ishte i grumbulluar duke qenë një mungesë e madhe për ekipin amerikan. Gashi është dëmtuar dhe nuk ka qenë i gatshëm për trajnerin Anthony Hudson. 30-vjeçari ishte në formë të mirë, pasi shënoi gol në ndeshjen e kaluar, por nuk ia doli mbanë të ishte i pranishëm në fushë në sfidën e së shtunës. Rapids ka 6 humbje radhazi.

Të njëjtën ecuri ka dhe Earthquakes i Jahmir Hykës. “Tërmetet” e Amerikës kanë humbur sërish në transfertë kundër Houston Dynamo me rezultatin 3-2. Mesfushori shqiptar nuk e nisi takimin si titullar, por nga stoli. Ai u hodh në fushë në minutën e 59′ dhe pati një impakt negativ. Skuadra e tij po udhëhiqte 1-2 në momentin që 30-vjeçari u hodh në fushë, më pas rezultati u kthye në favor të vendasve 3-2. Përfundimisht një tjetër javë skandaloze për Gashin dhe Hykën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco