FOTO/ Armando Sadiku zgjidhet në këtë formacion në Spanjë

FOTO/ Armando Sadiku zgjidhet në këtë formacion në Spanjë

22:29, 14/05/2018

Viti i parë i Armando Sadikut në futbollin e rëndësishëm europian nuk po shkon ashtu siç shpresonte sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, pasi mundësitë për të treguar vlerat e tij me fanellën e Levantes kanë qenë të pakta.

Ndaj nuk është aspak çudi që në mediat spanjolle, emri i Sadikut tanimë regjistrohet mes atyre që kanë qenë mes zhgënjimeve.

Në një sondazh të organizuar nga radioja e njohur sportive spanjolle, “Cadena SER”, futbollisti është përzgjedhur nga tifozët në dyshen e sulmit më zhgënjyes të këtij sezoni në Spanjë, duke “fituar” me 64% të votave të përgjithshme.

Përkrah tij, Sadiku kishte një shok të skuadrës, sulmuesin nga Arabia Saudite, Al-Muallad.

Sadiku ka luajtur 5 ndeshje në total për Levanten, por në asnjë prej tyre nuk ka qëndruar 90 minuta në fushën e lojës.

Formacioni i lojtarëve që zhgënjyen: Andres Prieto, Shak Mur, Pau Torres, Pedro Alkala, Mazan, Çuka, El Hasen, Amagat, Karlos Kalderon, Al-Muallad, Sadiku.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco