Pritet përkeqësim i kushteve të motit në këto dy qarqe! Emergjencat Civile apel: Qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar!

Pritet përkeqësim i kushteve të motit në këto dy qarqe! Emergjencat Civile apel: Qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar!

21:26, 08/10/2024
A+ Aa A-

Në bazë të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, në orët në vijim pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, raporton se po vijon koordinimin me autoritetet vendore për marrjen e masave të nevojshme në rast emergjence.

Gjithashtu, i kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo rast nevoje.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco