Statistika mbi regjistrimet në universitete, viti akademik 2024-2025

Statistika mbi regjistrimet në universitete, viti akademik 2024-2025

09:34, 08/10/2024
A+ Aa A-

Me përfundimin e procesit të regjistrimit në universitet dhe nisjes së "raundit të lirë", mund të marrim një panoramë të qartë të regjistrimeve në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë.

Në total deri më tani, janë regjistruar 15 111 studentë ndërkohë që totali i kuotave në të gjitha programet e studimit të IAL-ve në Shqipëri është 30 805, pra aktualisht mbeten edhe 15 694 kuota të lira.

Me pak fjalë:

1/2 e kuotave në të gjitha universitetet e vendit janë bosh.
20% më pak studentë në 10 universitetet publike kryesore të vendit
Në 10 universitetet kryesore të vendit, 41.3% e degëve janë në rrezik për t’u mbyllur për shkak se nuk ka studentë
Në Universitetin e Gjirokastrës, 81.8% të degëve rrezikojnë të mbyllen pasi nuk plotësojnë numrin minimal të studentëve
42.8% e programeve të studimit që janë prioritet kombëtar rrezikojnë të mbyllen pasi studentët nuk kanë treguar interes për to.

Kjo analizë trajton 10 universitete kryesore të vendit:

Universiteti i Tiranës
Universiteti i Mjekësisë i Tiranës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Universiteti i Durrësit
Universiteti i Elbasanit
Universiteti i Vlorës
Universiteti i Korçës
Universiteti i Shkodrës
Universiteti i Gjirokastrës

Image

Në grafikun më poshtë paraqiten regjistrimet vitin e kaluar (2023) si edhe këtë vit (2024). Ajo çfarë vihet re është një tkurrje e numrit të studentëve të regjistruar në të gjitha universitetet publike, ku rënien më të theksuar e ka Universiteti Bujqësor i Tiranës, me gati 2-fish studentë më pak se një vit më parë.

Në total, në vitin 2023 ka pasur 12 241 regjistrime në universitetet kryesore publike të vendit ndërsa në vitin 2024 ky numër është ulur me më shumë se 2000, duke arritur në 9920 regjistrime.

Programet e studimit të cilat nuk përmbushin 10 studentë të regjistruar konsiderohen si programe që duhet të mbyllen. Grafiku më poshtë tregon normën e programeve aktive kundrejt atyre që rrezikojnë të mbyllën për shkak të mos plotësimit të kriterit prej 10 regjistrimeve.

IAL më e rrezikuar është Universiteti i Gjirokastrës, së cilit 81.8% e degëve i rrezikohen për shkak të mos plotësimit të këtij kriteri. Universiteti i Korçës gjendet gjithashtu në një situatë të vështirë, pasi më shumë se gjysma e degëve rrezikojnë të mbyllen.

Image

Në lidhje me programet e studimit të cilat konsiderohen prioritet kombëtar, ato rrezikojnë të mbyllen në masën 42.8% pasi edhe pse Qeveria ka ofruar incentivën e bursës sa paga minimale çdo muaj (40 000 lekë në kohën e shkrimit të këtij artikulli), studentët përsëri nuk kanë treguar interes për këto degë.

Qeveria uli gjithashtu numrin e programeve të studimit që konsiderohen prioritet kombëtar, nga rreth 82 një vit më parë, në 21 aktualisht. Edhe pse kemi një ulje të programeve që konsiderohen prioritet, kjo përsëri ka sjellë një situatë të njejtë me vitin e kaluar ku 42.6% e këtyre programeve rrezikonin të mbylleshin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco