Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Marshimi drejt Tiranës, sot protesta kombëtare e opozitës

SYRI TV/ Nis viti akademik me protesta e bojkot, aktivistët-Manastirliut: Mashtruese me diplomat

15:40, 07/10/2024
A+ Aa A-

Kjo e hënë e 7 tetorit shënon nisjen e vitit të ri akademik. Me revolta e bojkot filloi ky vit akademik në Fakultetin e Ekonomisë, ku një grup studentësh protestuan kundër shefit të departamenit të marketingut Mirdaim Axhami, i cili në korrik dhunoi kolegen e tij Liljana Billa. Protesta ka patur edhe te korpusi universitar ku studentë dhe aktivistë mbanin banderolë me mbishkrimin ‘Ku janë studentët’, teksa pritën me protesta edhe Ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu duke e quajtur mashtruese me diplomat.

SYRI TV

Këtë të hënë të 7 tetorit ka nisur viti i ri akademik për studentët e ciklit të parë në të gjithë vendin. Në kryeqytet viti i ri akademik nisi me protesta e bojkot  nga studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Me pankartën “Ekonomiku bojkoton, larg dhunës nga tempulli i dijes” ata kanë protestuar kundër shefit të departamenit të marketingut Mirdaim Axhami i cili në korrik dhunoi kolegen e tij Liljana Billa. Syri TV ka siguruar videon ku duket momenti që profesor Axhami hyn e fakultet dhe studentët e presin me indinjatë e thirrje.

Teksa e cilësojnë këtë ngjarje të paprecedentë, studentët thonë se dhuna është e patolerueshme, ndaj kërkojnë që Universiteti i Tiranës të marrë masa për ndëshkimin e tij.

Protesta ka patur edhe te korpusi universitar ku studentë dhe aktivistë me banderolë me mbishkrimin ‘Ku janë studentët’, kanë ngritur shqetësimin e largimit të të rinjve, teksa pritën me protesta edhe Ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu duke e quajtur mashtruese me diplomat.

Këtë të hënë mbyllen edhe regjistrimet në universitet për raundin e dytë, teksa maturantët që nuk mundën të regjistrohen në universitet në dy raundet e para kanë mundësinë tjetër të regjistrimit përmes fazës së lirë në degët ku ka end ekuota të lira.

Deri më tani për këtë vit akademik janë regjistruar në sistem rreth 19-20 mijë maturantë që kanë kërkuar të vazhdojnë studimet e larta në universitetet publike apo private në Shqipëri, nga afro 28 mijë që kryen provimet e maturës në total.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco