Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta kombëtare e opozitës, tensione dhe përplasje me policinë

VIDEO/ Për vizat amerikane tani mund të aplikoni edhe nëpërmjet postës

VIDEO/ Për vizat amerikane tani mund të aplikoni edhe nëpërmjet postës

12:41, 07/10/2024
A+ Aa A-

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka lajmëruar të gjithë qytetarët se tani nuk kanë pse të shkojnë në sportelet fizike të ambasadës, por mund të aplikojnë dhe nëpërmjet postës.

Me postë mund të aplikojnë të gjithë qytetarët që kanë një vizë, por duan që ta rinovojnë,

‘A keni pasur ndonjëherë vizë jo emigruese për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Nëse po, tani mund të rinovoni vizën tuaj përmes postës! Ne kemi zgjeruar këtë program duke përfshirë të gjitha llojet e vizave jo emigruese si vizat e kategorisë F1 për studentë dhe vizat e tranzitit të kategorisë C1/D për ekuipazhet, jo vetëm vizat turisitke B1/B2.

Nëse kualifikoheni ju mund të aplikoni për rinovim përmes postës dhe të evitoni intervistën’, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Për të mësuar më shumë detaje shikoni videon.

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco