Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Marshimi drejt Tiranës, sot protesta kombëtare e opozitës

Vetëm një student i regjistruar në Shkodër/ Protestuesit përplasen me Manastirliun

Vetëm një student i regjistruar në Shkodër/ Protestuesit përplasen me Manastirliun

11:36, 07/10/2024
A+ Aa A-

Ndërkohë që ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte duke folur për mediat lidhur me programet e reja të studimit të hapura dhe binjakëzimit të universiteteve, ajo është përballur me protestën e studentëve të "Lëvizjes për Universitetin". Ajo tha se nuk ka degë në rrezik mbylljeje.

"Këtë vit ne kemi rreth 20 mijë studentë të regjistrua, regjistrimit vijon edhe në dy javët e para. E rëndësishme është që edhe për degët e shkencave të natyrës dhe programet e hapura si kimia farmaceutike apo fizika kompjuterike kanë patur interes nga studentët dhe këto degë do rijetësohen", tha Manastirliu, transmeton A2.

“Që nga momenti që e keni trajtuar studentin si klient në fakultet bisedat me ju kanë mbaruar”, thotë një protestues.

“Më universitetin e Tiranës që e keni bërë lëmsh e li bashkë me diplomat që na jepni që janë false”, thotë një tjetër, raporton A2.

Në një lidhje gazetarja e A2 CNN, Ornela Joti, deklaroi se në Shkodër është regjistruar vetëm një student në degën e Fizikës, ndërsa në Fakultetin e Shkencave të natyrës janë regjistruar 56 studentë.

“Nuk do të ketë degë që mbyllen. Deri në mes të tetorit vijon procesi i regjistrimit në universitete. Mund të hyjnë në degët me kuota bosh, kuotat më të shumta janë degët e mësuesisë. Dega e Fizikës në Shkodër ka vetëm një student të regjistruar, 5-6 studentë fakulteti i shkencave të natyrës në degë të veçanta si fizika e kimia. Edhe këto degë nuk rrezikojnë mbylljen, sipas ministres. Degët  e mësuesisë në dekadën e fundit janë lënë mënjanë nga të rinjtë, pasi më së shumti kanë zgjedhur degët e tregut të punës”, theksoi gazetarja e A2 CNN. (A2 Televizion)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco