Meteorologët paralajmëruan ‘apokalipsin’ e përmbytjeve, autoritetet në gjumë letargjik!

Meteorologët paralajmëruan ‘apokalipsin’ e përmbytjeve, autoritetet në gjumë letargjik!

11:16, 05/10/2024
A+ Aa A-

Shqipëria është përfshirë nga kushte të rënduara atmosferike që prej paradites së të premtes, ku reshjet e shumta kanë sjellë përmbytje në ultësirën perëndimore dhe mungesë energjie në pjesën tjetër të vendit.

Reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë gjithë ditës së djeshme ishin paralajmëruar prej ditësh nga meteorologët, por pavarësisht kësaj, autoritetet nuk morën asnjë masë edhe pse shqiptarët paguajnë miliona euro taksë.

Kompanitë e kontraktuara nga qeveria dhe që paguhen me taksat e shqiptarëve për mirëmbajtjen e rrugëve, kujtohen vetëm pasi ato të jenë bllokuar.

Dëmet e shkaktuara nga disa orë reshje shiu janë të shumta, veçanërisht në qytetin bregdetar të Vlorës. Situata me përmbytjet e shtëpive dhe bizneseve mund të ishte shmangur, nëse autoritetet shqiptare do t’i kishin marrë masat, por si gjithmonë kujtohen vetëm pasi ndodh e keqja.

Si paraqitet situata në vend:

Në aksin Levan-Vlorë, si pasojë e prurjeve të mëdha, ka prezencë uji në një pjesë të segmentit, në zonën pranë rrethrrotullimit të Nartës. Po punohet për largimin e ujit nga rruga.

Në rajonin verior ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në akset Dushaj–Sheshi i Trageteve–Lekbibaj, Burrel–Klos, Lezhë–Vau Dejës, Bogë–Theth. Menjëherë është bërë pastrimi dhe qarkullimi po vijon normalisht.

Në zonën e Vlorës, për shkak të prezencës së lartë të ujit, OSSH ka stakuar nga puna nënstacionin që furnizon me energji elektrike një pjesë të konsiderueshme të qytetit.

OSSH ka marrë masa që objektet e rëndësisë së veçantë të furnizohen normalisht. Grupet e punës ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe rivendosjen në funksion të rrjetit elektrik. Aktualisht, në të gjithë vendin, janë 13 fidra jashtë funksionit.

Në të gjithë vendin, situata e furnizimit me ujë, si dhe impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura, janë në kushte optimale.

Në intervalin kohor 12:00 – 15:00, disa fluturime që ishin për t’u ulur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) janë devijuar drejt aeroporteve të vendeve fqinje. Aktualisht, operimi në TIA vazhdon normalisht.

Në Portin e Durrësit, situata paraqitet pa probleme. Nuk ka problematika as në përpunimin e mallrave. Vetëm anijet e peshkimit nuk janë lejuar të dalin në det deri në një urdhër të dytë nga Kapiteneria e Portit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco