Vlora nën ujë, banorët të revoltuar: Nuk na hapte njeri telefonin/ VIDEO

10:02, 05/10/2024
A+ Aa A-

Qyteti i Vlorës është zgjuar nën ujë, pasi moti i keq goditi vendin tonë.

Situata më alarmante ishte në qarkun e Vlorës ku reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha.

33 familje të evakuuara kanë kaluar natën larg banesave të tyre.

SYRI TV sjell sot pamjet nga situata në qytetin e Vlorës, ku rrugë e lagje janë ende nën ujë.

Banorët shprehen të revoltuar me reagimin e Bashkisë së Vlorës.

Ata thonë se askush nuk e hapte telefonin për t’u kujtuar për ta.

Ndërkohë ata kërkojnë që autoritetet të vijnë të shohin dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco