Moti i keq në vend/ Lezha nën ‘pushtetin e ujit’, përmbyten rrugët

Moti i keq në vend/ Lezha nën ‘pushtetin e ujit’, përmbyten rrugët

11:03, 04/10/2024
A+ Aa A-

Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu kanë përfshirë ditën e sotme edhe qytetin e Lezhës.

Në disa lagje të qytetit sistemi i kanalizimeve nuk e përballoj nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të vërshojë nëpër rrugë.

Situata më problematike paraqitet në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ dhe në bllokun e banimit ’11 Janari’ në lagjen Besëlidhja.

Niveli i ujit ka arritur në disa cm, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Në këto lagje është shënuar prezencë uji në 3 banesa dhe disa garazhe.

Ndërkohë në zonën e Zadrimës janë dhjetëra hektarë sipërfaqe tokë bujqësore të përmbytura. Bashkia e qytetit të Lezhës po ndërhyn për zhbllokimin e sistemit të kanalizimeve. Sakaq bëhet me dije se si pasojë e reshjeve të shiut, ka rritje të prurjeve në lumin Drin, niveli i të cilit është 30-40 cm poshtë pikës kritike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco