Si shkak i motit të keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Si shkak i motit të keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

10:10, 03/10/2024
A+ Aa A-

Kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura prej mbrëmjes së mërkurë kanë bërë që Kapiteneria e portit të Vlorës të urdhërojë pezullimin e mjeteve të vogla të lundrimit dhe atyre të peshkimit.

Sipas kapitenerisë situata hidrometeorologjike është përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës.

Lartësitë e dallgëve arrijnë nga 1.50 deri 2.50 metra.

I vodhën para rojes së karburantit në periferi të Tiranës, dy autorët në kërkim

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike është ndaluar operimi i mjeteve të vogla lundruese dhe i atyre të peshkimit, të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 22:00 datë 02.10.2024.

“Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 04.10.2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco