Misioni i parë biznesor i shoqatës industriale, tregtare dhe profesionale greko-shqiptare në shqipëri!

Misioni i parë biznesor i shoqatës industriale, tregtare dhe profesionale greko-shqiptare në shqipëri!

15:07, 02/10/2024
A+ Aa A-

Me sukses të plotë përfundoi misioni i parë biznesor i Shoqatës Industriale, Tregtare dhe Profesionale Greko-Shqiptare në Shqipëri!

Më 27 Shtator, në hotelin luksoz ARKA ART HOTEL, sipërmarrës grekë dhe shqiptarë nga sektori i ndërtimit, sektori hotelier dhe energjia e rinovueshme patën mundësinë të takohen, të ndajnë ide dhe të krijojnë bashkëpunime të reja.

Me më shumë se *221 takime B2B*, perspektivat për të ardhmen janë shumë premtuese!

Sipërmarrësit grekë kanë interes të zgjerojnë investimet e tyre në Shqipëri, duke e parë si një vend tërheqës dhe me avantazhe në disa sektorë.

Shoqata Tregtare, Profesionale dhe Industriale Greko- Shqiptare ka mbledhur forumin e parë të biznesit në Tiranë në ambientet e Arka Art Hotel duke shërbyer si urë lidhëse midis kompanive greke dhe atyre shqiptare për bashkëpunim.

Vizioni ynë për marrëdhënie të forta profesionale midis Greqisë dhe Shqipërisë po bëhen realitet!

📢 Nëse jeni sipërmarrës dhe dëshironi të bëheni pjesë e misionit të radhës kontaktoni Arka Art Hotel.

#GreekAlbanianBusiness #Networking #B2B #BusinessMission2024 #Sipërmarrje #Greqi #Shqipëri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco