SYRI TV/ Këtë vit, ulet prodhimi i mjaltit. Bletërritësit: S’kemi marrë subvencione

14:43, 01/10/2024
A+ Aa A-

Kushtet jo të favorshme të motit ulin prodhimin e mjaltit dhe rrisin çmimin e tij në treg. Bletërritësit në Fier ankohen për mungesë të tregut dhe pika të grumbullimit, por edhe për mungesë të subvencioneve nga shteti.

Ata thonë se prodhimi i pakët ka çuar edhe në një rritje të çmimit ku një kilogram mjaltë shitet për 20 mijë lekë të vjetra, nga 17 mijë lekë që shitej një vit më parë.

Më problematike për ta është konkurrenca e pandershme, që sipas bletarëve dëmton tregun sikundër nuk ka dhe pika grumbullimi që të çertifikohet prodhimi shqiptar ne tregun vendas e të huaj.

 

Një tjetër shqetësim për ta është edhe mosmarrja ose sasia e pakët e subvencioneve në kohë, ose fare, pasi kostot janë të larta, duke filluar nga ilaçet dhe kurat e ndryshme që u bëhen bletëve.

Në zonën e Myzeqesë janë mbi 40 fermerë që merren me bletari, ndërsa numri i koshereve i kalon 14 mijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco