48 mijë shqiptarë nuk dinë të shkruajnë / Harka: Gjuha shqipe në kaosin më ekstrem, si shumica e gjërave në vend

09:24, 01/10/2024
A+ Aa A-

Të dhënat e grumbulluara nga Censi 2023, kanë zbuluar se 48 mijë shqiptarë nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë.

Referuar këtyre të dhënave, analfabetizmi në Shqipëri është i përhapur në 2.2% të popullsisë, duke pësuar një rënie të lehtë nga vitit 2011, kur analfabetizmi ishte i përhapur në 2.8% të popullsisë.

Nga 48 mijë analfabetë, 21 mijë janë persona me aftësi të kufizuara, duke zënë kështu 44% të totalit të analfabetëve në vend. Pedagogët e gjuhësisë thonë se mungesa e shkollave për këto kategori ndikon në rritjen e analfabetizmit.

Ky fenomen në vendin tonë rezulton të jetë më i përhapur tek femrat sesa tek meshkujt. Pjesa më e madhe e qytetarëve që nuk dinë të shkruajnë dhe lexojnë shqip janë mbi 35 vjeç, ndërsa 16% i përkasin grupmoshës nga mosha 10-35 vjeç.

Gazetarja Klotilda Harka, e ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se fatkeqësisht në kohën dixhitale fytyra e vërtetë e personave që nuk dinë të shkruajnë shqip ka dal në pah, sepse përmes statusve në rrjetet sociale teksa përpiqen të japin mendimet e tyre lidhur me një teme të caktuar, numri i gabimeve ortografike është mjaft i lartë.

“Ndonjëherë duhet ta vrasësh mendjen kur e lexon një status, sepse nuk ka as pikë as presje, nuk ka as gërma të mëdha, as fjali të shkurtra dhe kjo mënyrë më është kthyer në bezdisje”- u shpreh ajo.

Deklarata e saj:

'Në kohën që jetojmë (në kohën e internetit) duket sikur fytyra e vërtetë e këtyre personave që nuk dinë të shkruajnë shqip ka dal në pah, sepse shkruajnë statuse ku përpiqen të thonë gjëra.

Ndonjëherë duhet ta vrasësh mendjen kur e lexon një status, sepse nuk ka as pikë as presje nuk ka as gërma të mëdha, as fjali të shkurtra e një fjali të tërë që nuk e di ku përfundon, ku gjuha ka marrë një formë kaosi ashtu siç është realiteti në përgjëgjësi, edhe gjuha është në kaosin më ekstrem në momentin që ne flasim.

Ka disa personazhe (e dinë vetë ata) se sa kam vuajtur unë për ta rregulluar tekstin dhe mënyra se si ata shkruajnë, kanë nevojë për një rifomatim të intervistës sa ndonjëherë më thonin këto koleget e mia’ Sa bukur e ke nxjerr atë personazhin, aq bukur flet ai?

Pra ndonjëherë e vret aq shumë mendjen për të kapur thelbin e një interviste të shkruar, aq të masakruar sa të duhet të jesh ‘autokorrekti’ për të redaktuar teksin dhe unë ndonjëherë kam vepruar kështu, për të nxjerrë mirë punën time.

Aq shumë më bezdis mënyra se si shkruajnë disa personazhe, sa më kthehet në gjykim, i ndërpres në moment, i korrigjoj aq sa kthehem në e bezdisur'.

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco