SYRI TV/ Fier rritet interesi për shkolla profesionale, arsimi profesional u garanton punësim

14:55, 29/09/2024
A+ Aa A-

Rritet interesi i të rinjve për ndjekjen e arsimit profesional dhe programeve që i orientojnë drejt tregut të punës. Në Fier një numër i madh nxënësish ndjekin arsimin në shkollën profesionale "Petro Sota".

SYRI TV

Interesi i të rinjve për ndjekjen e arsimit profesional po shkon drejt rritjes. Në Fier një numër i madh nxënësish ndjekin arsimin në shkollën profesionale "Petro Sota".

Sipas një analize nga stafi drejtues i shkollës, rreth 30% e nxënësve që përfundojnë studimet në këtë shkollë vazhdojnë arsimin e lartë, ndërsa pjesa tjetër gjen punësim në treg brenda dhe jashtë vendit.

Sipas drejtoreshës së shkollës, Arta Leka, interesi i të rinjve për të ndjekur programe profesionale në këtë shkollë është i lartë, gjë që pasqyrohet edhe në numrin e madh të nxënësve të regjistruar.

Aktualisht janë regjistruar 230 nxënës dhe pritet që deri në fund të shtatorit, kur mbyllen regjistrimet, ky numër të arrijë në 250 nxënës.

Ata ndjekin kurse në disa drejtime profesionale, si Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), Mekanikë, Shërbim Mjete të Transportit, Elektroteknikë, Termohidraulikë, Kërkim, Shpim dhe Shfrytëzim të naftës, ujit dhe gazit etj

Nga 658 nxenes qe kane mbaruar arsimin 9-vjecar ne qytetin e Fierit nje e treta e tyre kane zgjedhur qe arsimin e mesem ta kryejnë ne shkollen e mesme profesionale ‘Petro Sota’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco