Çantat e rënda/ Fëmijët ankohen për problemet me shpinën: Nuk e mbaj dot

Çantat e rënda/ Fëmijët ankohen për problemet me shpinën: Nuk e mbaj dot

14:38, 29/09/2024
A+ Aa A-

Rëndesa e çantave të fëmijve në shkolla detyron prindëerit të dergojne dhe ti marrin fëmijët nga shkollat.Vetë fëmijët thonë se cantat i kanë shumë të rënda dhe se shpesh kanë probleme me shtyllën kurrizore.

“E hëna është më e rëndë.”

Shqetësimin e këtij nxënësi e ndajnë të thuajse të gjithë bashkëmosharatët e tij!

“Nuk e mbaj dot. Çanta është e rëndë. Sot nuk kishim shumë libra. Ditët e tjera është e rëndë."

Shumë nga të vegjëlit ankohen se pesha e cantës së librave I ka bërë me thimbje mesi.

“Kam marrë shumë libra. Më dhemb kurrizi”.

Për nxënësit e klasave të para, mbajtja e cantës në krah për kohë të gjatë është thuajse e pamundur!  Si zgjidhje një pjesë po përdorin cantat me rrota.

Nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas u duhet dikush tjetër që ti ndimojë

“Vajzën e kam në klasën e pare. Ia mbaj unë çantën. Vajza më thotë ‘mami e kam të rëndë’. Më dhemb mua që jam e madhe, jo më asaj.

Për moshën që kanë, të vegjël janë, është e rëndë.

Kam motrën e vogël, në klasë të pare, ma lë mua çantën se është e rëndë.

Është shumë e rëndë për një fëmijë në klasën e tretë.”

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se ngarkesa që një fëmijë duhet të mbajë mbi supe nuk duhet të kalojë 10% e peshës trupore të tyre.

Pesha e tepërt sjell probleme në zhvillimin fizik të fëmijës dhe shkakton probleme në shtyllën kurrizore, një prej të cilave është edhe skolioza!

Ekspertët shpesh kanë rekomanduar masa për të lehtësuar situatën, si përdorimi i librave elektronikë dhe organizimi më i mirë i lëndëve shkollore madje

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco