Ulje temperaturash dhe reshje/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ulje temperaturash dhe reshje/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

06:50, 29/09/2024
A+ Aa A-

Për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë, temperaturat në Shqipëri pritet të ulen me disa gradë, krahasuar me ditët e fundit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon një mot  me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve tepër afatshkurtër.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco