VIDEO/ Magjistarja e Kavajës që ‘bën’ mrekullira dhe shëron impotencën

22:40, 27/09/2024
A+ Aa A-

Magjitë janë përhapur mjaft sëfundmi por pa lënë pas edhe syrin e keq. Por për këto probleme kaq madhore ka dhe zgjidhje. Dhe këtë zgjidhje mund ta jap vetëm Flora e Kavajës, e cila ka fuqi të mbinatyrshme të zgjidh hallet, të prishë syrin e keq dhe të ndreq fatet e miletit.

Për ta vërtetuar këtë Piranjat vendosin ta takojë nga afër, Florën e famshme të Kavajës e cila ka pafund njerëz që i drejtohen derës së saj për të kërkuar ndihmë. Kjo zonjë e ka kthyer shtëpinë e saj në një vend të mirë ‘shëronjës’ për njerëzimin, ku pret vizitorë nga e gjithë Shqipëria.

Siç ndodh me të gjithë shëruesit e magjive, syrit të keq e njëmijë e një përrallave me xhinde, të sëmurët që kërkojnë dëshpërimisht zgjidhje, pengohen që t’i drejtohen një mjeku specialist dhe të marrin kurat e nevojshme për tu shëruar dhe sapo mbërrijnë në dyert e këtyre sharlatanëve, përballen me fjalinë e zakonshme: “Ti nuk je për mjek”!

Zonja Flora e cila prej 13 vitesh ushtron këtë “profesion” është e “aftë” të shërojë njerëzit dhe të dalloj hallet e tyre vetëm duke i parë në sy.  Njejtë si ky rast, ku në takimin e organizuar Flora tregohet mjaft e gatshme për të na ndihmuar dhe përpiqet ta gjej vetë problemin tonë.

Por pas kësaj bamirësie nga ana e saj fshihet një tjetër detaj të cilën na e vendos në dispozicion denoncuesja jonë. Sipas saj, Flora e Kavajës këtë punë nuk e bën për të ndihmuar sepse në të vertetë aftësitë e saj lënë për të dëshiruar. Pas saj fshihen shuma të mëdha parash që i merr nga njerëzit në nevojë duke abuzuar edhe me besimin e tyre.

Pasi realizojmë takimin dhe ritualet sipas rregullave të saj, Flora vendos të bëjë një ligjerate e cila është e gjitha në stilin e fallxhoreve, edhe pse ajo ende nuk është njohur me problemin tonë.

Dhe e habitur pasi u njoh me hallin tonë, kjo zonjë na sugjeron një seancë tjetër yshtje por pas 8 ditësh.

Në seancën e dytë ndiqet po e njëjta praktikë, ku zonja Flora me një Kuran në duar fillon të lexojë dhe lutet. Praktika të zakonshme të sharlatanëve të cilët nën emrin e Kuranit mundohen të manipulojnë personat me probleme që kërkojnë ndihmë.

Por në këtë gjithë këtë histori kemi harruar pa thënë dhe një detaj shumë të rëndësishëm. Kjo zonjë, e cila ka krijuar një sekt të sajin në emër të bamirësisë, ka një mënyrë aspak të ndershme për të bindur hallexhinjtë që i trokasin çdo ditë në derë. Duke përdorur vajzën e saj që është ndarë nga jeta vite më parë. E kuptojmë dhimbjen e një nëne për vajzën e saj të ndarë nga jeta, por të përdor këtë të fundit, është një tjetër strategji manipulimi e kësaj zonje, që kërkon të përfitojë financiarisht nga fatkeqësia që i ka ndodhur.

Dhe pasi dëgjuam mirë e mirë seç kjo zonjë ishte e aftë të bëntë, vendosëm të tregojmë se cilët jemi në të vertëtë.

Pas ballafaqimit me ne, Zonja Flora është e bindur për fuqinë dhe aftësinë e saj të mbinatyrshme për të shëruar njerëz por sërisht pavarësisht kësaj dhuntinë e mbajti brenda, të fshehur nga sytë kureshtarë dhe dashakeqës që mundohen t’i prishin veprat e mira që bën çdo ditë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco