SYRI TV/ Pensionistët reagojnë ndaj qeverisë: Do blejmë 4 copa bukë më shumë

15:44, 27/09/2024
A+ Aa A-

“Do të blejmë katër bukë më shumë”, thonë pensionistët e Korçës me indeksimin e pensioneve nga qeveria. Syri Televizion intervistoi të moshuar, të cilët shprehën pakënaqësinë ndaj qeverisë në lidhje me vendimin e fundit për indeksimin e pensioneve. Sipas pensionistëve, me të ardhurat që marrin, nuk mbulojnë dot kostot e jetesës, teksa çmimet vijojnë të rriten.

SYRI TV

Kjo është përgjigja që pensionistët në Korçë japin ndaj qeverisë, për indeksimin me 4 përqind të pensioneve.

Brenda markatës së  qytetit, ku pensionistët janë zakonisht ata që kryejnë blerjet e produkteve ushqimore për shtëpitë e tyre, tashmë shkojnë, shëtisin, dhe kthehen po duar bosh, për shkak të mungesës së të ardhurave.

Të blesh mish apo bulmet sipas pensionostëve është luks, ku 1 kg mish shkon në 1200 lek të reja

Në Korçë pensionostët ndihen të varfër për të siguruar ushqimet bazë pasi bëjnë pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Pak muaj më parë edhe çmimi i ujit në Korçë pësoi rritje e kjo duket vetëm si kompesim për faturat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco