SYRI TV/ Shpopullohet fshati Romës në Selenicë, shkolla e fshatit ka vetëm 2 nxënës

12:42, 26/09/2024
A+ Aa A-

Një shkollë me vetëm dy nxënës e një mësues, është dëshmia e largimit masiv të më shumë se 1400 banorëve nga fshati Romës në Selenicë.

Shkak i braktisjes është mungesa e investimeve nga pushteti lokal në këtë fshat, ku rruga 7 km nga qendra e bashkisë deri në Romës, është e kalueshme vetëm për mjete bujqësore.

Kjo është godina e shkollës 9-vjeçare në fshatin Romës të bashkisë Selenicë.

E gjithë kjo shkollë, ka vetëm 2 nxënës, një në klasën e 4 dhe një në të pestën, si dhe një mësues. Kjo tregon dramën e shpopullimit të këtij fshati, që dikur kishte mbi 1700 banorë ndërsa sot janë vetëm 250.

Nje nder arsyet pse fshati eshte braktisur eshtë infrastruktura rrugore e cila është degraduar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco