'Pa ndihmën e fëmijëve do ishim të vdekur'/ Flasin pensionistët pas indeksimit të pensioneve me 4.1 përqind

'Pa ndihmën e fëmijëve do ishim të vdekur'/ Flasin pensionistët pas indeksimit të pensioneve me 4.1 përqind

10:45, 26/09/2024
A+ Aa A-

Indeksimi i pensioneve me 4. 1 %  duke filluar nga 1 Tetori, është tallje e radhës e qeverisë.

"Tete kafe në muaj, mund të sigurojmë  me këtë shtesë “ , thotë një pensionist , teksa thekson se nëse qeveria nuk i rrit pensionet me 20% , as votën nuk do të marrë më , ndërsa një tjetër pohon se nëse nuk do të kishin ndihmën e fémijëve, do të kishin vdekur tashmë”

Teksa e cilësojnë lëvizje elektorale këtë shtesë të papërfillshme, pensionistët fierakë thonë se këtë herë do ta mendojnë mirë votën në zgjedhje pasi deri më sot i kanë keqpërdorur duke i quajtur “elektorat i sigurt”.

"Këtë indeksim është turp ta zësh në gojë thonë pensionistët fierakë , ndërsa rritjen e pagës së politikanëve e shohin të padrejtë.” Ne jemi brezi që ndërtuam vendin kanë pohuar ata, por sot jemi të braktisur në mëshirë të fatit, ndërsa vendi është në dorën e bandave- u shprehën ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco