Tarifat e Sigurimeve/ Hajdarmataj: Shteti shpesh tenton të krijojë shtetëzime por sigurimet janë dinjitet

09:56, 26/09/2024
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin ‘KAFE SHQETO’, Mimoza Hajdarjmataj, Sekretare e Përgjithshme “Shoqata e siguruesve të Shqipërisë” për të folur rreth tarifave të sigurimit të automjeteve dhe ndryshimeve që kanë pësuar me ligjin e ri.

Hajdarmataj sqaroi në ‘KAFE SHQETO’ procedurat që do ndiqen nga kompanitë e sigurimeve dhe gjithashtu procedurat që qytetarët do të ndjekin , gjithashtu edhe çfarë ndryshimesh do të kenë qytetarët tashmë në ndryshimin e pagesave të sigurimeve të automjeteve.

Ajo tha ndër të tjera se shteti për shak të politikave shpesh po përpiqet të krijojë monopole apo shtetëzime por tregu i sigurimeve tashmë është i legalizuar në të gjithë botën.

 

Deklarata:

Në fakt nuk mund të them se nuk janë të lumtur sepse kjo ishte e pritshme, që kur hyri ligji ne fuqi, u bë përmirsimi në 2021 u tha që një ndër kriteret dhe detyrimet kanë qenë aplikimet bonus-marrës. Por kompanitë e sigurimit kanë nevojë për kohë e tyre të përshtaten me sistemet.

Secili faktorë rrisku ka një metodë kalkulimi nga çdo kompani se në çfarë kofiçenti do të shumëzohet  aiprimi aktual për të dalë primi me bazë rrisku. Kshuqë kompanitë e  kane të detyruar, i erdhi fundi edhe pritjes.

AMP-ja ka vendosur që tashmë të mbështesë konsumatorin dhe ne si shoqatë e kemi përshëndetur sepse është edhe ajo qe tha eksperti, të gjithë nuk kemi pse pagujamë, sepse koncepti i sigurimit është ajo pishina që grumbullohet të gjitha të ardhurat nga të gjitha kontratat dhe nga aty dalin edhe lekët për të bërë dëmshpërblimet në rastet e aksidenteve të një shumëfishta apo sidomos ato me pasoja shëndetësore. Kshuqë gjithsekush është në të drejtën e tij kur lidh një marrëveshje sigurimi TPL, duhet të informohet se çfarë koficenti është shumëzuar dhe si ka dalë primi i tij.

Kemi një tendenc dhe e shohim herë pas here të shtetit që përpiqet për shkak të politikave të marrë përsipër ose të rikthejë monopolet apo shtetëzimet. Tregu i sigurimeve në fakt nuk është kërkesë e tregut shqiptarë, në të gjithë botën ka shumë kohë që janë liberalizuar, sigurimet janë dinjitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco