SYRI TV/ Rritja e pensioneve, pensionistët të zhgënjyer: Nuk blemë dot asgjë

14:40, 25/09/2024
A+ Aa A-

Një rritje qesharake dhe një lëmosh e kane cilësuar indeksimin e pensioneve me 4.1 për qind nga qeveria pensionistet ne Fier.

Ata shprehen se pensionet e tyre të vogla dhe kjo rritje për ta është shumë e vogël, nuk del për të blerë asgjë.

 

Ata kanë një mesazh për kryeministrin Edi Rama që nëse do të dojë votat e pensionisteve atëherë duhet të rris pensionet e tyre. Madje njeri prej tyre shkon edhe më tej, duke pranuar se është socialsit, por është i zhgënjyer dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk do të votojë Edi Ramën

Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve prej 4.1%. Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave, dhe do të hyjë në fuqi nga 1 tetori 2024. Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco