SYRI TV/ Fshati Zvirinë në Maliq me burime, por pa ujë në shtëpi. Banorët: Kemi marrë vetëm premtime boshe

SYRI TV/ Fshati Zvirinë në Maliq me burime, por pa ujë në shtëpi. Banorët: Kemi marrë vetëm premtime boshe

13:11, 25/09/2024
A+ Aa A-

 

Edhe pse me burime të shumta ujore, fshati Zvirinë në Maliq vuan mungesën e ujit. 

Banorët zënë radhë në burimet e fshatit për të siguruar ujin e pijshëm. Mes heshtjes institucionele për me shumë se 34 vite banorët kanë trokitur në  shumë dyer por nuk kanë marrë zgjdhje, pervec premtimve boshe.

 

Disa nga banorët kanë gjetur zgjidhje për ujin duke hapur puse, por sipas tyre ai përdoret vetëm për përdorime vetjake e jo për tu konsumuar pasi mungojnë analizat laboratorike.

Zvirina e Maliqit njihet për kultivimin në masë të produkteve bujqësore, prodhimeve të drithërave e mollës por nga viti në vit ky fshat thuajse po braktiset nga të rinjtë dhe ata që vijojnë të jetojnë ende atje janë të moshuarit të cilët nuk panë ndonjë ndryshim të fshatit as nga projekti i fshatrave turistikë të kryeministrit Rama, premtim i dhënë vite më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco