SYRI TV/ Organizohet panairi i fikut në Rroshnik, fermerët ankohen për kushtet dhe mbështetjen e qeverisë

13:19, 23/09/2024
A+ Aa A-

Është organizuar në fshatin Rroshnik të Beratit panairi i përvitshëm i fikut me prodhimet vendase, ku u ekspozuan produktet “bio” të 13 fshatrave të zonës, që njihet për kultivimin e frutave.

Më i njohuri është “fiku i Rroshnikut” e më pas dominojnë arrat e bajamet si dhe prodhimi i verës dhe rakisë.

Por teksa kultivimi i fikut dhe tregtimi i tij është e vetmja mënyrë jetese për shumë familje të zonës, fermerët tregojnë se mirëmbajtja e produktit kërkon shumë punë dhe përkushtim. Ata thonë se ka pasur vështirësi në vjeljen e tij për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, pasi të rinjtë janë larguar jashtë vendit.

Gjetja e tregut është një tjetër vështirësi me të cilën përballen fermerët.

Rroshniku turistik me rreth 4 mijë banorë njihet për prodhimet e tij “bio” dhe ka kushtet e favorshme për kultivimin e fruta-perimeve, prodhimin e verës dhe rakisë.

Në Rroshnik janë rreth 70 hektarë të mbjellë vetëm me fiq dhe dhjetëra hektarë të tjera të mbjella me rrush, arra e bajame.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco