‘Piranjat’, një ditë si vullnetare

22:35, 20/09/2024
A+ Aa A-

Gjatë muajve të verës në Velipojë, qëndron hapur kampi veror i projektit “Shpresa”. Në të marrin pjesë persona nga mosha 15-50 vjeç, të cilët janë me aftësi ndryshe, paaftësi fizike apo me probleme të theksuara të shëndetit mendor. “Piranjat” u bënë pjesë e këtij kampi për një ditë, duke ndihmuar si vullnetarë.

Kampi veror i projektit “Shpresa” drejtohet nga Luigj Mila, i cili po ashtu qëndron edhe në krye të shoqatës me të njëjtin emër. Luigji tregoi për “Piranjat” se ky projekt është nisur nga një vullnetare italiane, Silvana Vignali, e cila konceptoi edhe idenë e kampit veror, që është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, por edhe në Ballkan.

“Projekti Shpresa vitin e ardhshëm bën 30 vjet. U krijua prej një italiane vullnetare, erdhi prej Italisë, prej Grosetos. Kishte shërbyer atje si punonjëse sociale. U soll nëpër këto qendrat shtetërore, i pa dhe tha këtu gjëja e parë që kanë nevojë këta fëmijë është familja. Po krijoj një shtëpi familje tha dhe po iu ofroj prind imagjinarë, që nuk janë prindërit e tyre, por do të sillen si prind. Dhe krijoi të parën shtëpi familje, me emrin Shpresa. Pastaj i është dukur interesante ka gjetur financime në Itali dhe ka bërë 7 shtëpi familje”, tregoi Luigji për “Piranjat”.

Ai tha se një nga problemet kryesore në kamp është mungesa e financimit dhe mbështetjes nga ana e shtetit shqiptar. Luigji u shpreh se kampi veror ka shumë nevojë për vullnetarë, por shqiptarët janë ata që përfshihen më pak, ndryshe nga të huajt.

“Shteti ynë jep 100 mijë lekë pension në muaj edhe thotë dieta e tyre ditore për ushqim është 9.500 lekë të vjetra. Të vjen të kontrollon menunë, thotë ku e ke mishin, ku e ke djathin, ku e ke peshkun, ku i ke, po si kam, po si s’i ke ti ça bën, me e mbyll këtë qendrën. Unë po punoj, ti më krijo kushte, ti më jep një 200 mijë lekësh pension”, tha drejtuesi i projektit “Shpresa”.

“Piranjat” ndihmuan banorët e kampit gjatë qëndrimit të tyre në det dhe në orarin e drekës. Dhe pas një dite të gjatë e shumë të këndshme, “Piranjat” u larguan nga kampi veror pa harruar të përcillnin një mësazh shumë të rëndësishëm për të gjthë: “Përfshihuni sa më shumë në vullnetarizëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco