SYRI TV/ Qytetarët ankohen për çmimet: Nuk po hamë më mish e fruta

13:31, 19/09/2024
A+ Aa A-

Shifrat e dhëna nga kreu i Bankës Botërore për Shqipërinë, se mbi 400 mijë qytetarë jetojnë në varfëri ekstreme, konfirmohen lehtësisht në tregjet e fruta perimeve në vend. Në Berat, pensionistët, por dhe qytetarët e tjerë, tregojnë se kanë hequr nga menutë e tyre ditore mishin dhe frutat, ndërsa në tregje ka rënie drastike të shitjeve të produkteve ushqimore.

SYRI TV

Rritja periodike e çmimeve ka futur në kolaps buxhetet e familjeve që jetojnë me të ardhura minimale.

Kjo situatë konstatohet lehtësisht në tregun e fruta perimeve në Berat, ku nga njëra anë tregtarët ankohen për mungesë të fuqiësë blerëse ndërsa qytetarët për pamundësinë për të siguruar jetesën.

Më të prekurit nga kjo sitautë janë pensionistët, të cilët tregojnë se shumë pordukte si ishi, frutat etj, i konsumojnë gjithnjë e më rrallë.

Pak ditë më parë, kreu i Bankës Botërore për Shqipërinë, konfirmoi se mbi 400 mijë shqiptarë jetojnë në kushte varfërie ekstreme me të ardhura më pak se 5.5 dollarë për frymë në ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco