Blerja e një apartamenti në Tiranë/ Hoxha: Të huajt janë ata që po kërkojnë banesa tek ne

10:03, 19/09/2024
A+ Aa A-

Blerja e një apartamenti në Tiranë po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme

Investimet në prona të luajtshme dhe të paluajtshme mbetet mënyra kryesore për pastrimin e parave në Shqipëri, veçanërisht në apartamente, ndërtesa dhe njësi shërbimi në Tiranë dhe zona turistike kryesisht në Vlorë, Durrës, Lezhë.

Konsulenti imobiliar Alemao Hoxha i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se ndërtuesit e shtëpive janë ata të cilët i projektojnë sipas kërkesave që familjet kanë në momentin e blerjes së një shtëpie.

“Kërkesa  është e tillë dhe siç e thanë edhe sociologët kanë ardhur shumë persona nga rrethet dhe kërkojnë të blejnë një apartament qoftë i vogël apo i madh, sipas buxhetit që ata kanë kjo e ka bërë që oferta të jetë më e madhe dhe të ketë kërkesa"-u shpreh Hoxha.

Alemao Hoxha:

Atherë, për pjesën e ndërtuesve unë mendoj se ata ndërtojnë sipas kërkesës. Kërkesa besoj është e tillë që nevojitet dhe gazonierët për arsye per ti dhënë me qera ose me qera ditore.

Unë mendoj që edhe kërkesa edhe oferta është ajo që e zotëron këtë treg.

Siç e thanë edhe sociologët kanë ardhur shumë persona nga rrethet dhe kërkojnë të blejnë një apartament qoftë i vogël apo i madh, sipas buxhetit që ata kanë kjo e ka bërë që oferta të jetë më e madhe dhe të ketë kërkesa.

Apartamentet bosh nuk janë ata të cilët nuk kanë mundësi t’i mbajnë, por mund të jenë emigrantë apo ata që kanë të ardhura shumë të larta dhe kanë 2/3 apartamente dhe nuk kanë interes për t’i zhvilluar në një kohë apo tjetër.

Pagesat bëhen me bankë sepse nuk mund të bësh një transaksion pa pasur lekë aty.

Kërkesa është shumë e lartë dhe telefoni më bie çdo ditë për blerje shtëpie në kryeqytet, por kam edhe të huaj të cilët kërkojnë blerjen e një shtëpie në rivierën shqiptare.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco